AAK zëvendëson deputetët – Lajmi.net
AAK zëvendëson deputetët
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:57, 12 July 2018
Grupi parlamentar i AAK-së ka zëvendësuar deputetët nëpër komisionet parlamentare.

Me propozimin e GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare u vendos që deputeti  Muharrem Nitaj të jetë kryetar i Komisionit për Bujqësi, të cilin e kryesonte Daut Haradfinaj, ndërsa ky i fundit do të jetë anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme në vend të Muharrem Nitajt.

Si dhe deputeti Muharrem Nitaj do të jetë anëtar i komisionit për Zhvillim Ekonomik, në vend të deputetit Gani Dreshaj.

“U miratua ndërrimi i deputetëve”, tha kryesuesi i seancës.

Seanca po vazhdon me zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./Kallxo.com

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO