AAK tregon pse kërkoi shkarkimin e Salihajt

Me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Arsimit, Jonuz Sajihaj.

Lajme

19/02/2019 23:18

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka sqaruar shkarkimin e Januz Salihaj nga a pozita e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për media, AAK ka thënë se shkarkimi i tij është bërë për shkak të perfomancës jo të kënaqshme.

“Pas shumë ankesave të qytetarëve në adresë të z. Jonuz Salihut për mospërgjigje, për mospërfillje, për anashkalime dhe injorim, gjithashtu në bazë të analizës së ekspertëve tanë të arsimit, niveli i tij i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm”, thuhet në reagimin e degës së AAK-së në Prishtinë.

Sipas AAK-së, Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë me votim unanim ka kërkuar nga Shpend Ahmeti largimin e Jonuz Salihajt nga detyra e Drejtorit të Arsimit. /Lajmi.net/