AAK thotë se Presidentja nuk na e ndryshon dot mendjen

Takimi i nesërm i krerëve të opozitës me Presidenten Atifete Jahjaga, nuk do të rezultojë në ndryshim të mendjes së opozitës. Ata do të vazhdojnë të kërkojnë tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja e 25 gushtit.

Lajme

19/10/2015 14:51

Këtë e thanë sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Pal Lekaj nga kjo parti, tha se mbajtja e seancave në këtë kohë nuk është një zgjidhje prandaj opozita do të ia dërgojë një letër kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, që të mos ketë seanca në këtë situatë të jashtëzakonshme, në mënyrë që të mos të provokojë situata të tjera.

Lekaj, i cili kishte thirr sot një konferencë për media, foli edhe për rritjen e pensioneve. Ky lajmë për Lekën, është një mashtrim i fundit i Qeverisë.