AAK: S’ka lidhje ndalja e Haradinajt me Gjykatën Speciale

Avni Arifi, Këshilltari Kryesor i Liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, ka thënë se ndalja e ish-Kryeministrit në Francë nuk ka asnjë lidhje me Gjykatën Speciale, e cila do t’i gjykojë ish-udhëheqjen e UÇK-së.

Lajme

11/02/2017 15:14

Këto komente Arifi i ka bërë pas disa raportimeve se Haradinaj është ndalur në Francë për t’u gjykuar më vonë për krime lufte nga Gjykata Speciale.

“Asnjë lidhje me gjykatën speciale nuk ka ndalja e Ramush Haradinajt në Francë. Mjaftë më me teori të thata konspirative. Suksesi i arkitektëve të kësaj ndalje fillon dhe mbaron me futjen e z. Haradinaj në procedurat e gjyqësorit Francez. Si erdhi deri aty është pyetje interesante!!!”, ka shkruar Arifi, në një reagim.

“ Por tash çështja është si tē shqyrtohen ma shpejtë “broqkullat” serbe e jo çka sjell shqyrtimi i tyre. Ndonëse pritja është frustruese për të gjithë dashamirët e Ramushit, procedurat do të përfundojnë dhe çdo gjë do të kujtohet si një përvoj e keqe”, ka shtuar ai.