AAK shpall fitoren në Pejë

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka nisur festimet për fitoren e saj edhe në komunën e Pejës.

Lajme

12/06/2017 01:00

Numër i madh i simpatizantëve janë mbledhur në qendrën e Pejës, ku po shënojnë fitoren e të preferuarve të tyre.

Edhe pse qeverisjen e kaluar ky qytet u udhëhoq nga LDK-ja, kjo parti deri më tani sipas rezultateve preliminare të KQZ-së ka arritur të marrë 29.72% ndërkaq PAN-i ka marrë 37.95% kurse Vetëvendosje ka befasuar me 24.59%.