AAK-së i dëmtohet posterët në Rahovec, akuzohen kundërshtarët politikë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Vrajakë të Rahovecit i janë dëmtuar posterët, që sipas tyre ka qenë e qëllimshme.

Lajme

26/09/2017 11:53

AAK ka thënë akuzuar kundërshtarët politik, që sipas tyre me këtë veprim nuk  mund ta ndalin fitoren e tyre.

“Saktësisht mbrëmë, në fshatin Vrajakë, janë grisur posterët e shpërndarë nga AAK. Në rast se kundërshtarët politikë mendojnë se mund të na ndalin me veprime të tilla, e kanë gabim! Paniku i humbjes së zgjedhjeve po bën që praktika të tilla primitive të pengesës së promovimit të tjetrit të bëhen qysh tash, në fillim të fushatës!”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

download-3

Kjo parti në Rahovec kandidon për kryetar të komunës me Smajl Latfinin./Lajmi.net/

download-2