AAK s’do të jetë pjesë e seancës së opozitës

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jenë pjesë e seancës së thirrur nga partitë opozitare e që pritet të nisë në orën 19:30.

Lajme

05/09/2018 18:28

Këtë e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Muharrem Nitaj.

“Është bojkotuar një nismë e Qeverisë për krijimin e një ekipi për të negociuar me Serbinë, kjo ka qenë një kërkesë e opozitës dhe faktikisht ka mundur të votohej në paketë, edhe ekipi dhe rezoluta e propozuar nga LDK-ja”.

“Por duket se kanë në sipërfaqe interes meskine, kjo është arsyeja pse nuk do të jemi pjesë e seancës që është caktuar për në orën 19:30”.