AAK pret që Ligji për Trepçën të aprovohet

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë duke pritur që Ligji për Trepçën do të aprovohet në leximin e dytë.

Lajme

07/10/2016 22:59

Deputeti Bali Muharremaj ka publikuar një fotografi nga zyrat brenda Kuvendit të Kosovës ku shihet së bashku me deputetët tjerë, njofton Klan Kosova.

“Në pritje të aprovimit të Ligjit për Trepçën, në leximin e dytë i cili i jep zgjidhje të qëndrueshme, gjigantit TREPÇA”.

Deputetët e AAK-së edhe gjatë seancës së mëhershme kanë thënë se e përkrahin Ligjin, por se kanë propozuara disa amendamente që Ligji të plotësohet për leximin e dytë.