AAK: Pazari i tenderëve të koalicionit PDK-LDK e dështoi edhe OSHP-në

AAK, vlerëson se dështimi i sotëm për zgjedhjen e drejtuesve të OSHP-së, është pasojë e pazareve të paharmonizuara ndërmjet partnerëve të Qeverisë së koalicionit dhe dëshmi se kjo qeveri të vetmin interes e ka vazhdimin e kapjes së shtetit dhe thellimin e fuqizimin e krimit e të korrupsionit.

Lajme

15/03/2016 15:00

“Përpjekjet e disa eksponentëve të pushtetit, se si opozita qenka fajtore për dështimin e pazareve të tyre, është një përpjekje e mjerë për të fshehur agjendat klienteliste brenda qeverisë, në përputhje edhe me një marrëveshje të kundërligjshme të bashkëqeverisjes”, thuhet në reagimin e këtij subjekti.

Sipas AAK-së, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se plotësimi i kritereve të liberalizimit të vizave dhe agjendave evropiane, është peng i keqqeverisjes LDK-PDK dhe i interesave të tyre individuale e grupore.

“Ngjarja e sotme është edhe një dëshmi se ky kuvend dhe kjo strukturë qeverisëse, e kanë humbur legjitimitetin për përfaqësimin e interesit qytetar dhe shtetëror”, thuhet në fund./lajmi.net