AAK partia më e madhe në Kosovë

Pas fitores së Gani Dreshajt në Istog, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës del të jetë partia me numrin më të madh të komunave të fituara në nivel vendi.

Lajme

17/12/2017 21:11

Sipas rezultatit të zgjedhjeve lokale,  AAK e Ramush Haradinajt është partia e parë në Kosovë.

Pas AAK-së, vjen Lidhja Demokratike që udhëheq me 7 komuna, Partia Demokratike me 5 komuna Vetëvendosje me 3 ndërsa Nisma dhe AKR-ja udhëheqin me vetëm nga një komunë.

Gjatë ditës së sotme u mbajt rivotimi në Istog ku Dreshaj i AAK-së, kundërkandidat e pati Haki Rugovën e LDK-së.

Dreshaj fitoi këtë komunë me vetëm 52 vota epërsi./Lajmi.net/