AAK nuk heq dorë nga Istogu, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese pas vendimit të Supremes për ta hedhur poshtë ankesën e tyre për Istogun. Kjo parti thekson se është e dukshme që gjithçka tjetër është trajtuar në ankesa, qoftë nga PZAP apo në Gjykatën Supreme, por vetëm faktet jo.

Lajme

27/12/2017 14:43

Reagimi i plotë i tyre:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pranuar zyrtarisht vedimin e Gjykatës Supreme e cila refuzon ankesën e AAK-së dhe i jep të drejtë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),në rastin e rivotimit për kryetar të Komunës së Istogut.
Për AAK-në, është e dukshme që gjithçka tjëtër ështër trajtuar në ankesa, qoftë nga PZAP apo në  Gjykatën Supreme, por vetëm faktet  jo.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e thotë qartë:
Neni 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes]
1. Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor.

E vërteta është që, në procesin e fundit zgjedhor për Kryetar të Istogut, kanë votuar votues të rinjë, të cilët kanë plotësuar moshën për të votuar, kjo është e drejtë kushtetuese e secilit qytetar të Republikës, por vota e tyre është eliminuar nga KQZ dhe është vërtetuar nga PZAP dhe Gjykata.

Fakti që ka votues që kanë votuar për herë të parë është pranur edhe nga KQZ, PZAP dhe Gjykata Supreme, por çuditërisht kanë vendosur të jenë mbi Kushtetutën e vendit dhe të përcaktojnë kush ka të drejt të votoj e kush jo.
AAK, do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të japi vendimin e saj në mbrojtje të Kushtetutës dhe të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Tashmë për AAK-në,  nuk është në pyetje kush do të jetë kryetar i Istogut, por janë të drejtat dhe liritë themelore të secilit qytetar të Republikës të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, këto të drejta janë të pamohushme dhe nuk mund ti tjetërsoj askush.