AAK nuk e mbështet Buxhetin

AAK nuk do ta mbështesë Buxhetin e Kosovës për vitin 2014, në seancën e së enjtes. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK'së, Ardian Gjini, e konfirmon këtë për lajmi.net. Thotë se arsyet do t’i shpjegojë gjatë seancës së Kuvendit.

Lajme

20/11/2013 19:44

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta mbështesin Projekt-Buxhetin e Kosovës për vitin 2014, i cili do të dalë të enjten për lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë qëndrim, Grupi Parlamentar i AAK’së e ka marrë sot, në mbledhjen e vet.

Ardian Gjini, Shef i GP, ka konfirmuar për lajmi.net qëndrimin e tyre.

“AAK nuk është e gatshme ta mbështesë Buxhetin dhe arsyetimet tona do t’i japim gjatë seances”, ka thënë shkurt për lajmi.net, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ardian Gjini.

Më herët, gjatë ditës, edhe grupi më i madh parlamentar opozitar Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër këtij Projekt-Buxheti, ndërkohë që Vetëvendosje po ashtu ka kohë që e ka dhënë qëndrimin e vet kundër këtij ligji.