AAK nesër dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë e Pejës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, nesër do të dorëzojë një Kallëzim Penal në Prokurorinë e shtetit në Pejë.

Lajme

23/12/2018 16:18

Përmes një njoftimi për media, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se ky kallëzim Penal ka të bëj me dyshimet e këtij subjekti politik për keqpërdorimin e parasë publike të qytetarëve të Komunës së Pejës dhe lidhur me kryerjen e disa veprave penale të tjera, nga ana e personave kompetent të Komunës së Pejës, shkruan lajmi.net.

“Për më tepër mbetet punë e Prokurorisë, që të veproj konform neneve 102 dhe 104 të kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e AAK-së. /Lajmi.net/