AAK në Deçan pyet se a është Dukagjini Kosovë?  

Dega e AAK-së në Deçan, ka reaguar ndaj ndarjes buxhetore për vitin 2016, e që sipas tyre është lënë anash i tërë rajoni i Dukagjinit.

Lajme

28/12/2015 18:09

 

Në reagimin të cilin e ka shpërndarë në Facebook edhe vet kryetari i kësaj dege, Daut Haradinaj, thuhet se përmes kësaj ndarje po tregohet se qeveria i përket vetëm një regjioni të caktuar e jo e gjithë vendit.

Reagimi i plotë i AAK-së, Dega në Deçan:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan me vëmendje ka përcjellë politiken qeveritare mbi planifikimin dhe ndarjen buxhetore për investimet kapitale dhe prioritete e Qeverisë së Kosovës.

AAK në Deçan është thellësishtë e shqetësuar me diskriminimin e jashtëzakonshëm që po i bëhet komunave të Dukagjinit nga mos përkrahja e Qeverisë së Kosovës.

Premtimet e pa numërta të qeverive të Kosovës dhe injorimi i një teritori të tërë është për të ardhur keq.

Kjo deshmon se kjo qeveri është qeveri e regjioneve, e jo qeveri e Kosovës.

Lënja anash e tërë rajonit të Dukagjinit tani e sa vite është vëtem një dëshmi se këta qeveritarë nuk udhëheqin Kosovën, nuk e dojnë Republiken e bashkuar, përkundrazi me politiken e planifikimit dhe ndarjës bugjetore po e ndëshkojn hapur një zonë të banuar me mbi 600 mijë shqiptarë.

Andaj me të drejtë mundë të pyesim:

A është edhe Dukagjini Kosovë?

Apo vetem kur i meren teritore e i jepen të tjerëve?

Apelojmë Qeverinë e Kosovës që përfundimishtë të hjekin dorë nga politikat e gabuara dhe shum të ulëta të diskriminimit në përkrahje zhvillimore të rajonit të Dukagjinit.

Qytetaret e kësaj zone kanë të drejtë sikurse gjithë qytetarët dhe zonat tjara të Kosovës, si tatimpagues dhe kontribues në buxhetin shtetrorë, këtë kontribute të i kthehen në investime kapitale dhe projkekte zhvillimore, përndryshe kjo që po ndodh tani, është e pa drejtë, dhe si e tillë dëshmon kjartë se kjo qeveri me logjika primiteve i ka ditët e numëruara.