AAK miraton marrëveshjen e koalicionit me PDK dhe aprovon listën për deputetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas nje debati më Kryesinë dhe Këshillin Drejtues ka kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj.

Lajme

18/05/2017 17:39

“Pas një debati konstruktiv dhe një mbështetje të fuqishmë për Ramush Haradinaj – Kryeministër i Kosovës, Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së, në mbledhje të ndara, sot me votë unanime kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj”, thuhet në njoftimin e AAK-së drejtuar mediave.

Sipas njoftimit, organet më të larta të AAK-së, kanë aprovuar edhe listën përfundimtare të kandidatëve të AAK-së, për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Forumet më të lara të AAK-së, kanë miratuar edhe programin  e Partisë, dhe kanë vendosur të nominojnë një grup ekspertësh që të punojë me PDK-në, në përpilimin e një program të përbashkët”, thuhet aty. kanë miratuar Marrëveshjen e Koalicionit me PDK-në dhe partnerët e saj. /Lajmi.net/