AAK: Mimoza nga frika e humbjes po shprëndan ”ndihma” në këmbim të votave

Këto ditë kandidatja  e Alternativa-s për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, me ndërmjetësimin e disa personave që janë të njohur për organet e rendit në Gjakove, në këmbim të votave po shpërndajnë ndihma komunitetit RAE.

Lajme

16/11/2017 18:29

“Si dëshmi kemi  mbi 160 kopje të dokumenteve identifikuese të personave që kanë marr dhe po marrin ndihma në këmbim të votës. Dokumentet identifikuese u janë marrë për ti frikësuar votuesit dhe për të vërtetuar votën me 19 nëntor”, thekson komunikata e AAK-së, dega në Gjakovë.

Prokuroria, thotë AAK, po bënë hetime rreth këtij rasti.

“Ka kohë që AAK-ja po e vërteton se Alternativa i kryen vet veprimet jashtëligjore dhe të ulëta për të cilat i akuzon të tjerët”, thuhet në fund të komunikatës. /Lajmi.net/