AAK merr kryesimin e asamblesë në Mitrovicë, kryesuesi kalon në partinë e Haradinajt

Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Mitrovicë, Jeton Ujkani i është bashkangjitur AAK’së. Ujkani ka qenë anëtar dhe asamblist i AKR-së në këtë komunë.

Lajme

30/07/2018 16:47

Lajmin për këtë prurje e ka dhënë partia e Haradinajt nëpërmjet facebook’ut.

“Jeton Ujkani, Kryesues i Asamblesë Komunale në Mitrovicë, është anëtari më i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Jeton Ujkani është njëri prej autoriteteve më të vlerësuara politike në Mitrovicë dhe kontributi i tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë i rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e AAK’së.

“Z. Ujkani tha se i bashkohet ekipit të z.Haradinaj dhe Aleancës, i bindur se kjo është në të mirën e vendit dhe të Mitrovicës si qytet tejet i rëndësishëm”, thekson kumtesa.