AAK mbetet pa kreun e rinisë së saj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur pa kryetarin e të rinjve të kësaj partie, pasi që sot ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK.

Lajme

06/05/2015 22:26

Musa Preteni, kryetar i të rinjve të AAK-së, dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku ka shkruar: “Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në kuadër të strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Dorëheqja ime e parevokueshme vjen për arsye personale”.

Preteni, i cili deri më sot ka qenë anëtar i Kryesisë së AAK-së dhe i Këshillit Drejtues, me këtë rast ka falënderuar për bashkëpunimin kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një prononcim për Veriu.info, Preteni ka treguar se dorëheqja e tij është personale dhe parimore, pasi që tha se nuk iu ka dhënë hapësirë për të punuar. /Veriu.info/