AAK koalicion me PDK-në për rivotimin në Istog

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor në Komunën e Istogut.

Lajme

09/12/2017 20:41

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune, Gani Dreshaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me Beqir Sadikajn i definuam të gjitha detajet e marrëveshjes. Ju betohem se do jetë koalicion i punës dhe të mirës për qytetarin. Bashkë me PDK-në, Vetëvendosjen dhe listën e Arif Elshanit ne do të arrijmë fitore bindëse në zgjedhjet e 17 dhjetorit”, ka shkruar Dreshaj.

Ai i ka ftuar edhe votuesit e LDK-së që të rreshtohen krah tyre, pasi sipas tyre, me Dreshajn kryetar do të përfitoj secili qytetar i Istogut