AAK këmbëngulë në Projektligjin për Demarkacionin të propozuar nga Haradinaj, fton deputetët që ta votojnë

Partitë politike janë dakorduar që të shtyjnë sërish seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Seanca, është shtyrë për të mërkurën në ora 10:00. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po këmbëtul që projektligji i propozuar nga Qeveria garanton shënjim korrekt të kufirit me Malin e Zi.

Lajme

23/02/2018 18:32

AAK, në një komunikatë për media u ka bërë thirre të gjitha forcave politike që janë të përfaqësuara në Kuvend, që të merkurin ta votojnë Projektligji për Demarkacionin e propozuar nga Qeveria, transmeton lajmi.net.

Kjo është thirra e fundit e AAK-së:

AAK, vlerëson se Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është rezultat i një pune të madhe dhe përpjekjeve të vazhdueshme të spektrit politik e të partnerëve ndërkombëtarë! Nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbërrihet deri në këtë pikë dhe në këto çaste vendimtare, është i domosdoshëm kontributi i të gjithëve.

AAK, beson se projektligji i propozuar nga Qeveria është bazë e mirë ligjore, e cila garanton shënjim korrekt të kufirit me fqiun tonë Malin e Zi, qasja e të cilit duhet vlerësuar po ashtu.

Ky projektligj, njëkohësisht është në interes të qytetarëve, lirisë së tyre të lëvizjes, por edhe të rrugëtimit të Kosovës e të Malit të Zi drejt BE-së!

Prandaj ne besojmë fuqishëm se nuk do të lëshohet momentumi i krijuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mërkurën që vjen, me votën e tyre ta miratojnë projektligjin e propozuar nga Qeveria dhe t’i japin një shansë Vendit duke e ruajtur njëkohësisht, çdo metër të territorit të vet./Lajmi. net/