AAK-ja nuk e pranon rezultatin e Istogut, thotë se Gani Dreshaj është kryetar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media e ka kontestuar fitoren e Haki Rugovës në Istog.

Lajme

18/12/2017 17:49

 

AAK-ja vlerëson se ndërrimet e rezultateve janë qesharake, dhe më shumë anojnë kah dëshirat politike.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i vlerëson tejet qesharake dhe të papranueshme veprimet e sotme të  të ndërrimit të rezultateve të zgjedhjeve në Komunën e Istogut nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor sipas dëshirave politike. Për AAK-në, fitues i zgjedhjeve në Istog është z. Gani Dreshaj, i konfirmuar dy herë me votë të qytetarëve por i rrëzuar në tavolinat politike të KQZ-së dhe Gjykatave”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Tutje kjo parti ka bërë të ditur se do të kërkojë edhe rinumërim të të gjitha votave. Sipas kësaj partie Istogu nuk i takon askujt me “tapi”.

“Në demokraci, vendimarrës janë qytetarët e jo veprimet e pamatura, jo serioze, e politike që shkaktojn zemërim tek qytetarët.Në funksion të realizimit të vullnetit të qytetarëve të Istogut, AAK do të ndërmar të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar rinumrim të të gjitha kutive të votimeve në komunën e Istogut dhe të vendos vullnetin e qytetarëve në vendJu kujtojmë të gjithë akterëve të tavolinave politike se Istogu, nuk i takon me ”tapi” asnjë grupacioni politik, por qytetarëve të Istogut të cilët dy herë konfirmuan vullnetin e tyre për z. Dreshaj si kryetar komune,  dhe Aleanca do të kujdeset që ky vullnet të vihet në vend”, përfundon njoftimi i AAK-së. /Lajmi.net/