AAK-ja kundër VV-së: Nuk ka nevojë të protestohet kundër demarkacionit, rrëzohet me votë

Sipas tij, demarkacioni ka marrë tashmë përgjigjen e nevojshme. Demarkacioni ka marrë përgjigje në konferencën e 3 gushtit. Tash mbetet që përgjigja të formalizohet me votë”, ka përfunduar Nitaj.

Lajme

08/08/2016 19:16

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e fundit të mbajtur më 4 gusht ka miratuar edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi.

Projektligji pritet që të shkojë me procedura të rregullta në Kuvend. Ndërsa zëdhënësi i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj i kontaktuar nga Indeksonline ka theksuar se nuk ka më nevojë për protesta në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne besojmë se demarkacioni do të rrëzohet me votë dhe s’ka fare nevojë për protesta”, ka thënë Nitaj.

Sipas tij, demarkacioni ka marrë tashmë përgjigjen e nevojshme. Demarkacioni ka marrë përgjigje në konferencën e 3 gushtit. Tash mbetet që përgjigja të formalizohet me votë”, ka përfunduar Nitaj.

Ndërsa duhet përkujtuar që partia e Ramush Haradinajt që nga fillimi ka kundërshtuar versionin e kësaj marrëveshje me Malin e Zi.