AAK-ja e quajti Thaçin hipokrit, por Haradinaj tash ‘ripërsëriti’ kërkesën e tij për zbardhjen e vrasjeve politike

Kur kishte marrë mandatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte nisur katër kërkesa në adresë të Kryeprokurorit të Shtetit dhe në njërën prej tyre kërkohej të zbardheshin edhe vrasjet e pasluftës, madje edhe tentim-atentati ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Lajme

23/11/2017 21:45

Deri më tash, përpos marrjes në pyetje të disa personave që kanë përmendur vrasjet politike në publik, siç është raportuar në medie, nuk dihet nëse Prokuroria e Shtetit ka hetuar apo ka ndërmarrë ndonjë veprim tjetër, transmeton ORAinfo.

Adresimin e këtyre kërkesave të Thaçit, vetë AAK-ja asokohe e kishte “tallur” dhe eksponentë të saj i ishin bashkuar karvanit të atyre që thoshin se e ka bërë për shkak të frikës ndaj Gjykatës Speciale.
Madje, përmes një komunikate dërguar mediave, AAK-ja e kishte quajtur Thaçin edhe hipokrit për adresimin e këtyre kërkesave, duke iu referuar pozitës së tij të mëhershme si kryeministër, ndonëse kryeministër më parë ka qenë edhe vetë Haradinaj.

Megjithatë, nuk shkoj as një vit dhe vetë Haradinaj e bëri pikërisht atë që e kishte bërë Thaçi para tij, kërkoi të zbardhen vrasjet politike të pasluftës.
Sigurisht tash as AAK-ja më nuk e sheh këtë si hipokrizi. /ORAinfo