AAK: Isa Mustafa nuk u ankua për votat me postë në raundin e parë në Istog

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me anë të një komunikate për media ka thekësuar se  ka përcjell me shqetësim deklaratat e zyrtarëve të LDK-së, pas numërimit të votave me postë në Komunën e Istogut, ku fitues ka dal kandidati i tyre Gani Dreshaj.

Lajme

24/11/2017 13:14

Sipas AAK-së deklaratat e ngutura dhe të pamatura të zyrtarëve të LDK-së, janë përpjekje për të hequr vëmendjen para qytetarëve të Istogut dhe Kosovës, humbjen e kandidatit të tyre në këtë komunë. LDK, në raundin e parë të zgjedhjeve nuk kishte asnjë ankesë edhe pse shumica e votave me postë ishin për kandidatin e tyre në garën për Kryetar të Istogut.

“I’a rikujtojmë z. Isa Mustafa, se mbështetja  me vota arrihet edhe përmes marrëveshjeve politike në mes të subjekteve që përfaqësojnë votues, duke i kujtuar këtu se është e njëjta mbështetje sikur e keni marrë mbështetjen e AAK-së në garën e balotazhit në zgjedhjet për komunën e Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

Pas numërimit të rezultateve me kushte dhe atyre me postë, kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut ka përmbysur rezultatin ndaj Haki Rugovës së LDK-së./Lajmi.net/