AAK i përgjigjet ftesës së Kurtit për koalicion

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, ka folur rreth ftesës së Albin Kurtit që t`i bashkohen Vetëvendosjes, dhe së bashku ta krijojnë Qeverinë e ardhshme.

Lajme

13/06/2017 19:54

Ahmeti është përgjigjur shkurt rreth kësaj kërkese të Kurtit.

“Ne jemi duke i pritur rezultatet, dhe temat tjera do ti diskutojmë pas rezultateve”, tha ai për Gazeta Blic.

Ndërsa kandidati për kryeministër të Kosovës Albin Kurti nga Vetëvendosja, ka thënë gjatë ditës së sotme se i ftojnë të gjithë ata që janë kundër bashkimit të Klanit Pronto, t`i bashkohen VV-së.

“Në këto kushte politike deklarojmë që jemi të gatshëm t’i ndërmarrim hapat për ndërtimin e një qeverie të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. LDK AKR Alternativa, si dhe deputetët PDK, AAK NISMA QË JANË kundër bashkimit të Klanit Pronto të na bashkohen në tryezë për të biseduar për ndërtimin e një plani për krijimin e qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti.

Kujtojmë që sipas rezultateve të Komisionit zgjedhor, koalicioni Pan është i pari, më pas Vetëvendosja e dyta, dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa e treta.