AAK ende nuk ka vendosur për Grupin Parlamentar – Lajmi.net
AAK ende nuk ka vendosur për Grupin Parlamentar
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 17:13, 13 September 2017
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende nuk ka vendosur nëse do të formojë Grup të veçantë Parlamentar apo jo.

Partia e kryeministrit Ramush Haradinaj aktualisht në Kuvend vepron në kuadër të koalicionit me PDK-në dhe Nismë, mirëpo kjo e fundit kjo ka konfirmuar se do të largohen nga PAN-i për vepruar si Grup i veçantë Parlamentar.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj dje ka thënë për lajmi.net se beson që AAK do ta ketë grupin  e vet parlamentar.

“Ende nuk jemi mbledhur si Grup Parlamentar, pra deputetët e Aleancës për të biseduar se si do të funksionojmë. Besoj se edhe AAK-ja do të formojë Grup të veçantë Parlamentar sepse në këtë, duke qenë pjesë e secilit Komision Parlamentar kontributi ynë do të jetë shumë më i madh”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ndërsa, sot zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj i pyetur nëse AAK do të formojë Grup Parlamentar, ka thënë se për këtë çështje “ende nuk është vendosur”. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: AAK, Kuvendi

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master