AAK e Pejës e quan Muhaxherin e LDK-së gënjeshtar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të kësaj Komune, Gazemend Muhaxheri.

 

Lajme

14/10/2014 21:25

“Gënjeshtra, shpifje dhe fjalor në kundërshtim me etiken njerëzore e partiake të kultivuar gjatë tërë kohës në Pejë dhe Kosovë janë deklarimet e Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, në kuadër të intervistës së dhënë në emisionin Puls të KTV-së më  13.10.2014”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK në Pejë thotë se në momentin e ballafaqimit me argumente për keqpërdorime siç është rasti me kryerjen e punimeve pa procedura të tenderimit, kryetari i Pejës i quan oponentët politikë të pafytyrë, kur pyetet për ndërprerjen e projekteve në dobinë e qytetarëve akuzon oponentët politik pa asnjë argument për korrupsion, ndërsa kur pyetet për ndërprerjen e shërbimeve akuzon ish qeverisjen ndoshta edhe për faktin se ata kanë ditur si të organizojnë shërbimet ndaj qytetarëve.

“E vetmja gjysma e vërtet që ka thënë në këtë paraqitje Kryetari i Pejës është kur pranon se ka punësuar militantw partiakw dhe kjo mbetet gjysmë e vërtetw, sepse është munduar që këtë çështje ta mjegullojw me kinse aspekte profesionale. Kryetari nuk na tha se çfarë profesionalizmi më të madhw kanë Drejtoret e shkollave që emërohen vetëm ata që kanë përkrahur këtë kryetar në fushatë apo çfarë profesionalizmi më të madhë kanë rojet e objekteve komunale që po punësohen në vend të atyre rojeve që kanë qenë deri, përmes kompanisë të paqenë që kanë krijuar tani nga njerëzit e afërt të pushtetit komunal”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Sa i përket punësimeve të bera nga ish pushteti jo për këta pushtetarë por për hirë të opinionit duam të theksojmë se në administraten komunale gjatë qeverisjes së AAK-së nuk ka pasur asnjë të larguar nga puna, ka pasur punësime të njerëzve që kanë pasur libreza të partive të tjera që kanë qenë edhe anëtarë të kryesisë së partisë së tij përfshirë edhe motren e kryetarit aktual. Kjo është bërë sepse nuk ka pasur ndëshkime për ata që nuk e kanë votuar partinë e kryetarit siç po ndodh tani dhe është përfillë vetëm aspekti profesional sikurse edhe në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave”. Vijon komunikata.

AAK akuzat për punësime në NPL “Ambineti” i quan qesharake, pasi që siç thotë kjo parti, “gjatë qeverisjes sonë vetëm në këtë ndërmarrje nuk ka pasur zëvendsim të stafit menaxhues dhe emërim të militantëve partiak siq ka ndodhë në të gjitha ndërmarrjet tjera kudo në Kosovë”.

“Ne i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës që mos ta luan rolin e prokurorit publik në secilen paraqitje mediale por për secilin rast që mund ta din se ka pasur keqpërdorim nga ish qeverisja të denoncojë në prokurori”, thuhet në fund të reagimit të degë së AAK në Pejë.