AAK e bën Adem Jasharin “Kryetar” të partisë

Në një njoftim për media të lëshuar sot, AAK ka bërë një lëshim, duke e paraqitur Adem Jasharin si Kryetar të partisë. Por gabimi është përmirësuar shumë shpejt nga Zyra për Informim e AAK’së. Në Prekaz, nesër, do të bëjë homazhe Ramush Haradinaj.

Lajme

04/03/2014 13:59

Në një njoftim për media të lëshuar sot, Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës ka bërë një lëshim, duke e paraqitur Adem Jasharin si Kryetar të partisë.

Njoftimi kishte të bënte me paralajmërimin e një vizite që kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, do t’i bëjë Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz, në përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gabimi është rregulluar shumë shpejt. Disa minuta më vonë, AAK e ka ridërguar ftesën e korrigjuar ku shkruan ashtu siç në fakt është: Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj më 5 mars (09:00 h) bën homazhe në Prekaz.