AAK e befasuar me vendimin e autoriteteve franceze për ta liruar me kusht Haradinajn

AKK përmes një njoftimi për media është shprehur e befasuar me vendimin e autoriteteve franceze që e kanë liruar me kusht, Ramush Haradinaj.

Lajme

12/01/2017 12:32

AAK shkruan në komunikatë se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletarrest politik të Serbisë.

Komunikata e plotë:

AAK është e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore Franceze, që Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.

Ne apelojmë tek organet e drejësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi.

Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, sic e meriton vëtë Zoti Haradinaj.

Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt.