“AAK do të tërhiqet nga kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nëse tërhiqen nismëtarët”

Binak Vishaj, anëtar i AAK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thotë se kjo parti ishte dhe do të jetë kundër Gjykatës Speciale.

Lajme

17/01/2018 19:11

“AAK-ja ishte kundër Gjykatës Speciale, si dhe do vazhdoj me qenë kundër kurdo që në Kuvendin e Kosovës do të votohet kërkesa e iniciuar nga 43 deputetë të parlamentit të Kosovës”, thotë Vishaj.

Megjithatë, sipas tij, nëse nismëtaret e kërkesës për shfuqizimin e Dhomave të veçanta të Gjykatës Supreme tërhiqen nga kërkesa e tyre, atëherë edhe AAK do të tërhiqet. /Lajmi.net/