AAK deklarohet për takimin e sotëm Veseli-Haradinaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kandidati për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, kanë vazhduar edhe sot takimet e tyre për tu konsultuar rreth seancës e cila pritet të mbahet të enjten e ardhshme.

Lajme

28/07/2017 20:36

 

Në seancën konstituive e cila është caktuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pritet të zgjedhen kryeparlamentari si dhe qeveria e re.

I kontaktuari nga ‘Indeksonline’, zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka treguar se takim Veseli-Haradinaj nuk ishte në rrethana politike. Sipas tij, dy liderët janë partner të koalicionit dhe kësisoj takime mund të ndodhin çdoherë.

“Takimi ka qenë miqësor ata të dy janë partner ndërmjet veti dhe takohen çdo here kështu. Pra nuk ka pasur asgjë bisedë zyrtare rreth çështjes aktuale në vend”, ka thënë Nitaj.

Ndërkaq, kujtojmë se Indeksonline ka arritur që ti sigurojë edhe pamjet e këtij takimi ndërmjet kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe të nominuarit për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, të njëjtit po vazhdojnë që të insistojnë se i kanë siguruar numrat dhe sipas tyre në seancë do të shohim se institucionet e reja do të formohen së shpejti.