AAK: Bujqësia, alternativë e duhur për zhvillimin ekonomik

Departamenti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë me temën "Alternativat e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës- Bujqësia dhe Zhvillimi Rural", ku u diskutua për potencialet që i ka Kosova në fushën e prodhimeve bujqësore.

Lajme

23/05/2016 19:27

Të pranishëm në këtë konferencë, ekspertë të bujqësisë, profesorë e studentë, fermerë, prodhues , ndërmarrës dhe biznesmenë, deri me tani kanë diskutuar gjatë për potencialet zhvillimore që i ka Kosova në fushën e Bujqësisë.

Sipas një komunikate të AAK-së, panelistët, specialistë të fushës, kanë referuar për burimet e ushqimit, prodhimet si pjesë e strategjisë së zhvillimit dhe potencialet që i ka Kosova në fushën e prodhimeve bujqësore.

Një pjesë e konferencës është fokusuar në politikat financiare të qeverisë për prodhimtarinë bujqësore dhe plasmanin e produkteve.