Haxholli: Praktika e çnjohjes nuk ekziston

Sot në media u raportua se Ishujt Solomon e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Lajme

02/12/2018 21:11

Gjatë ditës së sotme në media  u raportua se Ishujt Solomon kanë tërhequr njohjen e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës, raporton lajmi.net.

Mirëpo, pas këtij lajmi ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila ka thënë se koncepti dhe praktika e çnjohjes nuk ekziston.

Fatmir Haxholli këshilltar i ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ka thënë për lajmi.net, se kjo është ABC-ja e diplomacisë.

“Mes shteteve të pavarura dhe sovrane, të cilat kanë konfirmuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, apo i kanë vendosur ato, koncepti dhe praktika e çnjohjes nuk ekziston. Ky është një rregull fundamental i rendit global. Kjo është një ABC në diplomaci dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku bëjnë pjesë Ishujt Solomon, Republika e Kosovës, dhe e gjithë lista e vendeve të pavarura dhe sovrane” thuhet në përgjigjen e Haxhollit dhënë lajmi.net.

Kujtojmë se edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, është ai që në vazhdimësi po bën propagandë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtetet e ndryshe. /Lajmi.net/