Ekskluzive: Thaçi takohet me Limajn e Ahmetin

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka filluar takimin e krerët e delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë.

Lajme

24/12/2018 14:36

Kreu i vendit Hashim Thaçi sapo ka filluar takimin me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, krerët e Delegacionit Shtetëror për bisedimet me Serbinë.

Në fotografitë që ka siguruar ekskluzivisht lajmi.net, në këtë takim përveç Thaçit, Limajt e Ahmetit po merr pjesë edhe këshilltari i Thaçit, Blerim Shala i cili më herët ka qenë pjesë e ekipit negociator të Kosovës.

Po ashtu në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për dialog me Serbinë.

Ndryshe, sot në ora 16:00 Delegacioni Shtetëror për bisedime me Serbinë do të mbajë sot mbledhjen e radhës. /Lajmi.net/