Thaçi nuk harron bashkëvendasit, për Vitin e Ri viziton policët e Skënderajt

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pak minuta para ndërrimit të moteve ka zgjedhur të vizitoj stacionin e Policisë në Skënderaj.

Lajme

31/12/2018 23:39

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shoqëruar edhe nga i pari i kësaj komune, Bekim Jashari.

“Ju përgëzojë për angazhimin e juaj të madh në ruajtjen e rendit të ligjit dhe qetësisë. Jeni shembull prej institucioneve më të respektuara. Sonte, jam këtu si bashkëvendas i juaji por edhe si president së bashku me kretarin Bekim Jasharin, të cilin e përgëzojë për punën e tij të mrekullueshme që po e bënë. Ju urojë lumturi dhe gëzimë, juve komandant personalisht. Edhe ju do të dëshironit të ishit në sofër me të afërmit, me familjarët dhe me më të dashurit e juaj, prandaj edhe ne jemi këtu për të ndarë së bashku me juve përgjegjësitë që i kemi. Jemi këtu për t’iu uruar për punën e mrekullueshme që po bëni”, ka thënë Thaçi gjatë kësaj vizite.

Nga ana e tij, Thaçi ka siguruar zyrtarët policor se gjithmonë, kjo pasi që me veprimet e tyre ata po shndërrohen në hero të vendit.