Serwer: Për problemet në Ballkan nuk nevojitet ndërhyrja amerikane

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer ka thënë se për problemet na Ballkan nuk nevojitet përfshirja e Amerikës.

Lajme

18/12/2018 14:06

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se problemet në Ballkan mund të zgjidhen përmes dialogut dhe nuk nevojitet ndërhyrja amerikane, transmeton lajmi.net.

Siç shkruajnë mediat serbe, Serwer ka kritikuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për idenë e tij për hapjen e diskutimeve për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë prezantimit të librit të tij, “Nga lufta në paqe në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë”, Serwer ka thënë se diskutimi mbi shkëmbimin e territorit mund të sjell vetëm destabilizim.

Siç shkruan “N1”, Serwer po ashtu ka thënë se ideja e demarkacionit në mes të Serbisë dhe Kosovës është e keqe, por ajo tregon se Beogradi nuk më fuqi për të pasur pushtet në Kosovë. /Lajmi.net/