Mediat serbe ‘zbulojnë’, tri masat e reja të Kosovës ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar masa shtesë kundër Serbisë.

Lajme

09/12/2018 16:53

Pas vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar masa shtesë për Serbinë.

Mediat serbe shkruajnë se masat që qeveria e Kosovës pritet t’i vendosë kundër Serbisë janë: heqja e sistemit të pagesave në veri të Kosovës, ndalimi i hyrjes së ministrave dhe zyrtarëve serbë, si dhe ndalimin e hyrjes për automjetet me targa të Serbisë, shkruan “Alo”, duke u thirrur në burime, transmeton lajmi.net.

Kreu i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj deklaroi se përveç masës prej 100 për qind ndaj Serbisë e Bosnjës, Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë edhe maa të reja.

“Ka masa të tjera që mund të ndërmerren e  të cilat nuk janë tarifa”, kishte deklaruar dje kryeministri Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka thënë se tarifa prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë do të hiqet vetëm kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Lexo edhe:

Qeveria e Kosovës me masa të reja ndaj Serbisë

Ndryshe, më 21 nëntor të këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për vendosjen e taksës doganore nga 10 për qind në 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. /Lajmi.net/