Aliu kërkon nga Haradinaj që ta zvogëlojë pagën e tij dhe t’ua rrisë mësuesve e mjekëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që ta zvogëlojë rrogën e tij dhe t’ua rrisë mësuesve e mjekëve.

Lajme

13/01/2019 21:21

Pas vendimit për grevë të përgjithshme në arsim, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që t’ua rris pagat mësimdhënësve, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Aliu ka kërkuar nga Haradinaj që t’ia zvogëlojë pagën vetes dhe kabinetit të tij dhe t’ua rrisë mësuesve dhe mjekëve.

Postimi i plotë i Aliut pa ndërhyrje:

Ramushi ose duhet t’ia zvogelojë pagën vetes, kabinetit dhe qeverisë së tij, ose duhet t’ua rrisë pagat edhe mjekëve, mësuesve e të tjerëve. /Lajmi.net/