A6 i ri vjen pas modeleve A8 e A7

vPas fotografimit të modelit të ri A8 dhe A7, koha ka ardhur për spiunimin e modelit më të ri Audi A6.

Auto & Tek

14/02/2017 00:59

Gjenerata e ardhshme e modelit A8 pritet të vijë sivjet me një dizajn të ri dhe më pas do të ndiqet nga një A7 Sportsback dhe nga një model i ri A6.

Pavarësisht kamuflimit të rëndë, vërehen dallimet nga modelet dhe në rastin e modelit A6 shihet dallimi në drita dhe se pasqyrat anësore janë më të ulëta.

Modeli A8 do të dalë në shtator në Frankfurt Motor Show, ndërsa modelet A7 dhe A6 do të zyrtarizohen vitin e ardhshëm.