A u kërcënua Blakaj për listat e veteranëve? Flet kryeprokurori Millaku

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku ka thënë se qëllimi i aktakuzës për veteranët mashtrues nuk ka qenë që të akuzohet dikush por që aktakuza të ketë efekt.

Lajme

20/08/2018 14:08

“Qëllimi nuk ka qenë me akuzu dikë por që kjo aktakuzë të ketë efekt. Nuk është e vërtetë se kemi dashtë ta amnistojmë dikë”, ka thënë Millaku gjatë një konference për media, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se Elez Blakaj asnjëherë nuk ka thënë se është kërcënuar.

“Elezi ka qenë ndër më të mirët dhe kjo lëndë i ka marrë shumë kohë e punë. Me nis çka folni ju gazetarët nuk ishim dal në punë, mua asnjëherë nuk më ka thënë se është kërcënuar. Unë nuk e di çka bën tani Blakaj në Amerikë, është çështje personale e tij”.

Kryeprokurori Millaku ka thënë se lënda për veteranët e rrejshëm do t’i jepet një prokurori tjetër të Speciales. Në fund ai ka shtuar se për një lëndë të tillë nuk ka pasur asnjë lloj presioni politik./Lajmi.net/