A u falsifikua ditëlindja e Adem Jasharit? Kush po thotë se ai s’ka lindur më 28 nëntor

Avokati i mirënjohur kosovar, i cili ka mbrojtur dhe mbron në gjykata disa nga komandatët më të shquar të UÇK-së, Arianit Koci, është përfshirë në debatin e fundit rreth mashtrimit të numërimit më veteranë.

Lajme

18/08/2018 21:12

Mirëpo, Koci ka zbuluar edhe një fakt tronditës për opinionin e gjerë.

Sipas tij, ditëlindja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari është falsifikuar.

“Jemi popull primitiv, rrenc dhe mashtrues. Ngjarjet e ditëve të fundit po e dëshmojnë këtë. Madje, edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si duket dikush e ka falsifiku, për arsye krejt banale: heroi i ynë, ka lindur me datën 28 nëntor 1955. Në fakt, ai paska lindur me 10.10.1955, sipas hulumtimit që e ka bërë z. Spahiu”, shkruan Koci.

Katastrofë çfarë mentalitetijemi, thekson tutje ai.

“Pse britanikët janë shumë para nesh? Së pari se janë të ndershëm dhe të sinqertë. Prej fëmijërisë mësohen që nuk është rrena dhe mashtrimi. Arti, djali, i ka musafir disa shokë nga Londra.

Intelektual të rinj. Secili ka qenë student i dalluar. Por, çka vërehet më kontakt të parë me ata?

Sinqeriteti dhe ndershmëria. Natyrisht, edhe shkollimi jashtëzakonisht kualitativ”, shkruan Koci, transmeton lajmi.net.

Por sa është e vërtetë kjo që thotë Koci për ditëlindjen e Adem Jasharit. Komandantit i është festuar ditëlindjen gjithmonë për në Ditën e Flamurit.

“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!! Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt”, shkruan në anën tjetër analisti Nexhmedin Spahiu. /Lajmi.net/