A të mungon Sinani? Andrra Destani befason me përgjigjen

Këngëtari, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare.

ShowBiz

14/08/2018 23:39

Për shkak të angazhimeve të shumta qoftë në muzikë apo edhe në jetën e përditshme çifti po ndodhen larg njëri-tjetrit, shkruan lajmi net.

Së fundmi është Andrra e cila ka sfiduar veten me pyetjet e fansave në llogarinë e saj, Instagram. E pyetur se a i mungon Sinani? Kështu përgjigjet ajo,”Haha e pash para pak ditëve”.

Ndonëse nuk janë bashkë dyshja po gjejnë mënyra të tjera për tu takuar dhe për të qenë sa më afër familjes.

Vlen të ceket se Sinani dhe Andrra u martuan në gusht të vitit 2018 të cilët janë prindër të një djali të quajtur Ansi. /Lajmi.net/