A të besohet, arrihet marrëveshja për armëpushim 72 orësh në Gazë

Një zyrtar egjiptian ka deklaruar sonte se Izraeli dhe palestinezë janë pajtuatr për një ndërprerje zjarri në kohëzgjatje prej 72 orësh.

Bota

05/08/2014 00:09

Mediet izraelite, duke iu referuar delegacionit palestinez në Kajro, thonë se Izraeli ka pranuar propozimin për ndërprerjen e zjarrit, ashtu si ka planifikuar Egjipti, pas kontakteve ndërmjet Jerusalemit dhe Kajros.

Thuhet se armëpushimi do të fillojë të martën në orën 8 të mëngjesit, sipas kohës lokale.  

Një burim në kabinetin e presidentit palestinez, Mahmud Abas, vlerësoi se “topi tash gjendet në oborrin izraelit”, kurse “plani është që të respektohet ndërprerja e zjarrit dhe pastaj në tavilonë të hidhen edhe gjërat e tjera”.

Gjatë së hënës (sot) Izraeli pati shpallur ndërprerjen 7-orëshe të zjarrit, pasi bashkësia ndërkombëtare e ka gjykuar ashpër sulmin e djeshëm mbi një shkollë në Gaza, ku strehoheshin refugjatët. Në sulmin e djeshëm kanë vdekur të paktën 10 palestinezë.

Por, sipas raporteve të agjencive të lajmeve, ky armëpushim i njëanshëm u shkel pas vetëm pak minutash