A të bën seksi më të zgjuar?

Ka gjithmonë shumë mite dhe të vërteta rreth seksit.

Lifestyle

04/07/2017 23:00

Me mijëra studime janë bërë për këtë temë. Por cilat janë faktet më interesante për seksin?

-Seksi të bën inteligjent.

Shkencëtarët e Universitetit të Merilendit në SHBA dhe Universitetit të Konkukit në Seul të Koresë së Jugut kanë zbuluar se aktiviteti seksual tek kaviet rrit aftësinë mendore. Po ashtu prodhohen edhe neurone si efekt anësor në atë pjesë të trurit, që është përgjegjëse për kujtesën afatgjatë.

-Megjithatë inteligjentët bëjnë më pak seks.

Studimet kanë zbuluar se përgjithësisht adoleshentët më të zgjuar bëjnë seks më vonë se moshatarët e tyre. Kështu thuhet të paktën në një studim të Universitetit të Pensilvanisë në SHBA. Megjithatë të tjera studime arrijnë në përfundimin se nuk janë më të zgjuarit apo ata më pak të zgjuar që bëjnë më shumë seks, por ata që kanë një koeficent mesatar inteligjence.

-Gratë me shumë testosteron preferojnë vibratorin në vend të burrit.

Universiteti i Miçiganit në SHBA ka pyetur një grup grash sa herë masturbohen, bëjnë seks dhe sa cila prej tyre dominon. Të dhënat tregojnë se gratë me nivel më të lartë testosteroni kanë dëshirë më të madhe për masturbim. Përveç kësaj, ata kanë më pak dëshirë për të fjetur me partnerin për shkak se kjo lidhet me faktin se gratë me shumë testosteron kanë edhe shumë stres.

-Gratë me legen të madh kanë më shumë partnerë seksualë.

Në këtë përfundim arrin një studim i Universiteti të Lidsit në Britani. Shkencëtarët thonë se gratë që e kanë legenin e madh kanë më shumë partnerë seksualë dhe aventura ‘seks për një natë’ se ato me legen të vogël.

-Meshkujt preferojnë t’ia marrin vetes në gojë.

Që meshkujt e pëlqejnë shumë seksin oral, kjo dihet. Por ata duket se e pëlqejnë në atë masë, sa një në katër thotë se ka tentuar që t’ia marrë vetes në gojë. Kështu thuhet në një studim të publikuar në librin “Fakte të pabesueshme për seksin”. /Lajmi.net/