A shpenzon energji elektrike mbushësi i celularit, nëse lihet në prizë?

Sigurisht ju ka ndodhur të gjithëve, ta lini mbushësin e celularit të vendosur në rrymë edhe nëse nuk ka qenë duke e mbushur celularin tuaj.

Auto & Tek

30/11/2015 16:32

Por, sa shumë ju kushton kjo juve? A shpenzon shumë rrymë dhe a është kjo arsyeja pse faturat e rrymës janë më të larta?

Adrian Lowery nga Thisismoney.co.uk thotë: “Kam menduar se mbushësit modern nuk kushtojnë asgjë nëse lihen të vendosur në prizë. Duhet të ketë një qark që rryma të kalojë, dhe kur telefoni nuk është i vendosur në mbushës, ai qark thyhet, apo jo? Por, duket se kjo nuk është kështu.”

Përgjigjet e ekspertëve sugjerojnë se ai ka të drejtë. Duket se edhe mbushësit e rinj konsumojnë energji elektrike edhe kur janë vetëm të vendosur në prizë, pa qenë duke e mbushur celularin, transmeton lajmi.net.

Sipas ekspertëve, një mbushës i celularit, i vendosur në prizë edhe kur nuk është duke e mbushur celularin, përdorë 0.25 vat.

Çdo mbushës që është i vendosur në prizë, do të vazhdojë të shpenzojë energji elektrike edhe nëse nuk është duke e mbushur celularin.

Kjo për shkak se mbushësi përmban një transformator i cili e bën mbushësin më të madh dhe më shpenzues se një kabllo e zakonshme e lënë në prizë.

Ky transformator mbetet i lidhur në qark elektrik, dhe kështu shpenzon një sasi të vogël të rrymës. (lajmi.net)