A po zbatohet 10 për qindëshi ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës? Flasin nga Dogana

Qeveria e Kosovës me kërkesë të ministrisë së Tregtisë i ka vendosur masë importit të mallrave serbe.

Lajme

08/11/2018 15:59

Kjo masë përfshin taksë shtesë prej 10 % për të gjitha produktet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, me përjashtim të atyre që janë brende ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe:

Ekskluzive: BE kërkon urgjentisht që Kosova të revokojë masën ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

Vendimi i marrë të martën në mbledhjen e Qeverisë ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit.

E menjëherë pas marrjes së vendimit, Doganat e Kosovës kanë filluar me implementimin e tij.

Zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, ka thënë për lajmi.net se që nga momenti i nënshkrimit, të gjitha pikë kalimet kufitare kanë filluar me zbatimin e vendimit.

“Që nga mometi i nënshkrimit të vendimit dogana e ka futur në sistem dhe është duke u zbatuar ne të gjithë pike kalimet kufitare si dhe terminale”, ka bërë të ditur Stavileci.

Ndërkohë që ka shtuar se procedura e zbatimit të vendimit është duke shkuar pa asnjë problem.

E reagime të mëdha kanë ardhur nga Beogradi, në lidhje me vendimin e marrë nga institucionet e Prishtinës.

Madje drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq paralajmëroi se Beogradi mund ta ndërpresë dialogun deri në tërheqjen e këtij vendimi.

Në anën tjetër, stoik këtij vendimi poi qëndron Qeveria e Kosovës.

Në një përgjigje për lajmi.net është thënë se vendimi ështëm marrë pas rrethanave politike, dhe i njëjti nuk do të tërhiqet.

Lexo edhe:

Qeveria stoike ndaj BE-së: Vendimi për tarifë ndaj Serbisë dhe Bosnjës, nuk do të tërhiqet

 

Reagime ka pasur edhe nga shteti i Bosnjës.

/Lajmi.net/