A po thotë Pacolli se populli s’u tregua mirënjohës ndaj tij? (Foto)

Behgjet Pacolli për dallim nga politikanët tjerë të Kosovës, jo rrallë herë ka ndarë fonde nga pasuria e tij për të ndihmuar vendin me projekte të ndryshme. Por pavarësisht kësaj, në zgjedhjet e fundit partia e tij AKR nuk u mbështet nga qytetarët e Kosovës, për t’u bërë pjesë e Kuvendit. 

Lajme

14/12/2014 21:53

Pacolli ditëve të fundit, në llogarinë e tij në Facebook, ka filluar të shpërndajë fotografi të cilat tregojnë projekte dhe iniciativa të tij bamirëse për Kosovën dhe qytetarët e saj, raporton lajmi.net.

Tani kur atij i është dashur që të braktisë postin e zëvendëskryeministrit dhe partia e tij të qëndrojë jashtë Kuvendit dhe Qeverisë, Pacolli mund të ketë ndjerë mosmirënjohje. 

Renovim i Kuvendit Kosovës, hyrjet dhe fasadën e xhamit si dhe zyrën e Kryetarit:

Mbindërtim i Fakultetit Filozofik në Prishtinë: 

Renovimin e Xhamisë së Llapit: 

 

Ndërtimi i rrugës në fshatin Hajvali në gjatësi 2 km: 
 
Restaurimi, renovimi dhe ndërtimi i Xhamisë së Marecit, financuar nga Fondacioni Behgjet Pacolli:
 


Kompleksi memorial i dëshmorëve të kombit. Donacion nga Behgjet Pacolli:
 


Sponsor dhe financues i gjithë strukturës së Universitetit Amerikan AUK në Kosovë:
 


Lirimi i James Berishes nga Eritrea:
 


Behgjet Pacolli në shoqaten e të Verbërve të Kosovës: