A po strehon alienë ky planet? (Foto)

Hëna e Saturnit, që po quhet “Binjakja e keqe e Tokës”, besohet se mund të strehojë jetë aliene.

Auto & Tek

07/12/2015 22:34

Anija kozmike “Cassini” e Nasa-së, që kreu misione hapësinore nga 13 nëntori, duke kaluar rreth 10,000 kilometra larg Tokës, ka kapur imazhe të një pamje më ndryshe të kësaj hëne.

Këto pamje shfaqin paralele të errëta, rajone të mbushura me dune në veri dhe aztlan në jug, të cilat formuan formën e shkronjës “H” anash.

2F25117700000578-0-image-a-1_1449512322937

Imazhi i kapur shfaqë një pamje të hënës së Saturnit – Titanit – nga shikimi me rreze infra të kuqe, transmeton lajmi.net.

Aty shihet atmosfera e Titanit dhe sipërfaqja e tij. Vende të ndryshme në foto shfaqin sipërfaqen e planetit me një rezolucion më të lartë se në disa pjesë të tjera.

Sipas astronautëve, ky planet ka indikacione se mund të strehojë jetë aliene, për shkak të ngjashmërisë së poleve të tij me ato të Tokës dhe mjegullës së dendur që kanë arritur ta vërejnë. /lajmi.net