A po shkon Apple drejt rrugës së Nokia?

Analistët thonë se Apple do ta humbë dominimin në industrinë e teknologjisë, ngjashëm siç e humbi Nokia rreth një dekadë më parë.

Auto & Tek

01/08/2015 16:02

Është e qartë se Apple është kompania më dominuese në industrinë e teknologjisë. Prodhuesi i iPhone është kompania më e madhe në botë dhe ka më shumë se 200 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Ajo kontrollon pothuajse një të pestën e tregut global të elektronikës, transmeton Lajmi.net.

Por, historia e teknologjisë është e mbushur me shumë shembuj të kompanive të ndryshme që mbanin dikur dominimin e plotë në treg.

IBM, Hewlett Packard, Microsoft dhe Cisko për shembull kishin teknologji që dukeshin të pathyeshëm gjatë lulëzimit të tyre, por më vonë dominimi i tyre ra.

Por, kompania që ndoshta Apple po i ngjanë më së shumti është Nokia. Për momentin, ekspertët e teknologjisë dhe analistët janë duke u ‘brengosur’ se historia e Apple do të përfundojë ngjashëm si ajo e kompanisë finlandeze.

Kjo, sipas ekspertëve, do të mund të ndodh për shkak që Apple po ‘ngutet’ të lansojë modele të reja shpejt, por me pak ndryshime. Ata thonë se Apple do ta humbë dominimin në teknologji nëse vazhdon këtë rrugë. (Lajmi.net)