A po paralajmëron Donika Kadaj gjakderdhje ditën kur votohet demarkacioni?! (Video)

Donika Kadaj-Bujupi, deputete e Vetëvendosjes, ka thënë se si opozitë do t’i marrin të gjitha veprimet që të ndalojnë votimin e demarkacionit në Kuvend.

Lajme

22/02/2017 20:15

“Kemi me i marrë të gjitha veprimet, edhe ato që s’i kemi marrë në të kaluarën dhe nuk do t’i kursejmë veprimet kur do të jemi brenda seancës së Kuvendit, por edhe jashtë Kuvendit”, ka thanë Kadaj.

Ajo në Rrokum Roll, ka shtuar se për këtë problem do të jemi me popullin dhe bashkë me qytetarët.

Deputetja e Vetëvendosjes, ka theksuar se jemi mbështetë për muri dhe se me rikthimin e këtyre dy marrëveshjeve, ata do të rezistojë edhe me fuqishëm derisa këto marrëveshje do të bien bashkë me pushtetin, i cili sipas saj është kthye në një regjim kriminal dhe i cili me rikthimin e këtyre dy marrëveshjeve po e zbaton rikthimin e Serbisë në Kosovë. /Lajmi.net/

YouTube player